Me golin ndaj Norwich City, Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord!
Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme. Me golin që realizoi ndaj Norwich City, CR7 jo vetëm që i dha fitoren 3-të radhazi Manchester United në Premier League por e çoi në plot 120 numrin e skuadrave të cilave u ka shënuar të paktën një gol në karrierë, në rekord absolut ky për yllin luzitan.
Shifrat e Ronaldos janë vërtetë fantastike sepse nga 160 ekipet të cilat ka patur përballë ka arritur të realizojë ndaj 120 prej tyre. Vetëm 40 skuadrave të cilat ka pasur përballë nuk ka arritur t’u shënojë Ronaldo.



