Serie A

Ibrahimovic si Ronaldo dhe Messi, vendos një rekord të ri

Me supergolin që realizoi ndaj Udineses me gjysmëroveshatë Zlatan Ibrahimovic jo vetëm që shpëtoi Milanin nga humbja por u bë lojtari i 3-të në historinë e futbollit që arrin kuotën e 300 golave të shënuar në kampionatet më të rëndësishme të Europës, shifër e arritur duke nisur që nga viti 2000. Këtë rekord më herët e kanë arritur vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe i treti në listë pas dy yjeve të shekullit të 21-të bëhet edhe Zlatan Ibrahimovic.

Bomberi suedezi në karrierën e tij ka shënuar 154 gola në Serinë A italiane, 113 gola në ligën e parë franceze, 17 gola në Premier League dhe 16 në La Liga në një total prej 450 ndeshjesh. Vetëm Cristiano Ronaldo me 483 gola dhe Lionel Messi 475 kanë bërë më mirë se Zlatan i cili në karrierë numëron në total 571 gola në karrierë në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency