Futboll

Video/New York City fiton titullin e parë në MLS, zhvishet trajneri, goditet futbollisti!

New York City fitoi për herë të parë në historinë e saj 8-vjeçare titullin kampion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në finalen e MLS skuadra që është në pronësi të City Football Group, grupit që zotëron edhe Manchester City-n arriti të mposhte pas goditjes së penalltive Portland Timbers me 90 minutat që u mbyllën në barazim 1-1. Gjithsesi në këtë sfidë u regjistrua një episod shumë i veçantë teksa në momentin që New York City zhbllokoi shifrat me Castellanos në pjesën e parë, ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi në momentin e festës Jesus Medina u godit nga një shishe që erdhi nga shkallët e stadiumit që e qëlloi direkt në fytyrë. Gjithsesi ndeshja rinisi pas disa minutash dhe agresori u largua menjëherë nga stadiumi. Ndërkohë në fund festa ishte legjitime për miqtë që triumfuan brenda në Portland me trajnerin Ronny Deila duke u zhveshur gjatë festimeve, siç shihet edhe në këtë video.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency