VIDEO/ Gjendja e fushës së Kamzës e rënduar, improvizohet me vijat anësore
Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit si dhe përkujdesja minimale në stadiumin e Kamzës, kanë bërë që terreni i kësaj të fundit të rëndohet, ndërkohë që sot është parashikuar të luhet ndeshja e Abissnet Superiore mes Kastriotit dhe Egnatias.
Para kësaj sfide, nëpërmjet një video të siguruar nga Supersport, vihet re se gjendja e saj nuk është optimale, sidomos nëse bëhet fjalë për vijat anësore të cilat janë zhdukur. Të gjendur para kësaj situate, në Kamzë kanë menduar që për të dalluar limitet e fushës të përdorin… tallashin.
Një zgjidhje “alla shqiptare”, megjithatë në këtë rast duket se nuk ka pasur rrugëzgjidhje tjetër. Ndërkohë, kujtojmë se bëhet fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv sezonal, mbijetesën.



