Premier League

VIDEO/ “Poker” i Leicester City, West Ham mjaftohet me një pikë në transfertë

Leicester City la pas eliminimin nga Europa League dhe u rikthye sot te fitorja në Premier League, teksa nuk prodhoi gola takimi Burnley-West Ham u mbyll në barazim pa gola.

Leicester triumfoi 4-0 kundër Newcastle, duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas dy javësh. Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, me Youri Tielemans që ktheu në gol një penallti.

“Dhelprat” nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të takimit. Afrikani Patson Daka dyfishoi në minutën e 57-të pas një asisti të Barnes.

Belgu Tielemans gjeti golin e dytë personal në minutën e 81-të, ndërsa James Maddison vulosi suksesin me “poker” të Leicester City pesë minuta përpara fundit.

Fitorja e sotme e ka ngjitur ekipin e Rodgers në vendin e tetë me 22 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt, aty ku renditet West Ham.

“Çekiçët” morën vetëm një pikë në fushën e Burnley. Të dy skuadrat luftuan fort mes tyre, por u treguan të pasaktë dhe nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës. West Ham vazhdon të jetë forcë e katërt e kampionatit anglez, vendasit renditen në vend të tretë nga fundi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency