La Liga

Barça s’di të ruajë fitoren, Osasuna i heq dy pikë në Pamplona

Barcelona jep shenja “jete” pas eliminimit që në fazën e grupeve të Championsit, por gjithsesi nuk ia del të marrë maksimumin e pikëve në transfertën e radhës në LaLiga. Ekipi katalan barazoi 2-2 fushën e vështirë të Osasunës, pa mundur të ruajë epërsinë dy herë gjatë ndeshjes.

Në Pamplona, “blaugranat” shënuan nga një gol të çdo pjesë, ndërsa goli i vendasve, që barazoi përkohësisht rezultatin, shërbeu vetëm për të ndezur sfidën.

19-vjeçari, Nico, zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, I shërbyer nga një tjetër talent i Barçës, Gavi, por vetëm dy minuta më vonë Garcia barazoi takimin me kokë në zhvillimit e një goditjeje të lirë.

Gjatë fraksionit hapës nuk pati ndryshim tjetër rezultati, por ekulibrat u prishën sapo nisi pjesa e dytë, me Abdessamad Ezzalzouli që goditi më të parën, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Osasunës.

Barcelona arriti ta manaxhonte lojën për më shumë se gjysmë ore lojë, por në të 86-tën Avila, i ndihuar nga devijimi i lehtë i Umtiti shënoi golin e barazimit 2-2, që do të ishte rezultati përfundimtar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency