Futboll

Pas Asanit, shkëlqen si golashënues edhe Prenga, Kisvarda “fluturon” në krye (video)

Kisvarda “fluturon” në krye të renditjes së kampionat hungarez edhe falë kontributit të Jasir Asanit dhe Herdi Prengës. Në javën e 16-të të OPT Ligës, kjo skuadër triumfoi 0-2 në fushën e Mezokovesd-Zsory, duke zhvendosur në vendin e dytë Ferencvarosin e Myrto Uzinit, që ka grumbulluar një pikë më pak, 32, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Si Asani ashtu edhe Prenga luajtën titullarë. Në në dy sfidat e mëparshme ish-futbollisti i Partizanit kishte shënuar tre gola (nga katër në total në kampionat), këtë herë u ngjit në katedër Prenga, që edhe pse në rolin e qendërmbrojtësit, arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 67-të. Në të 79-tën Kisvarda realizoi edhe të dytin me Mesanovic, për të ardhur më pas te momenti i zëvendësimit të Asanit në minutën e 82-të.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency