VIDEO/ Merr fund pritja 70-vjeçare, Atlas fitoi titullin kampion në Meksikë
Atlas ka fituar titullin kampion në Meksikë. Ekipi nga Guadalajara ia doli të mposhtë Club Leon nga pika e penalltive, duke fituar titullin e dytë në histori.
3-2 për Club Leon përfundoi ndeshja e parë, teksa Atlas iu fal golit të Aldo Rocha në minutën e 55-të për të fituar 1-0 sfidën e kthimit.
Shtesat nuk prodhuan gola dhe dy ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku vendasit fituan 4-3 dhe në stadiumin “Estadio Jalisco” filloi festa e tifozëve vendas.
Një triumf historik për kuqezinjtë e Atlas, që rikthehen të dominojnë futbollin meksikan pas plot 70 viteve.



