Champions League

Harrojeni shortin e parë të Champions, një gabim teknik e bën të pavlefshëm

Në Nyon të Zvicrës, në orën 13:00 u hodh shorti për fazën e raundit të 1/8-tave të Champions League. Në këtë short spikatën përballje si Atletico Madrid-Bayern Munich, por edhe PSG-Manchester United ose e përkthyer ndryshe, Messi kundër Ronaldos. Por, së fundmi një lajm i bujshëm ka ardhur nga ana e UEFA-s, e cila me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se shorti do të rihidhet në orën 15:00.

Kjo për arsye të një gabimi teknik të bërë nga ana e kompjuterit duke qenë se në momentin kur goglat kanë “kapur” Atletico Madrid, automatikisht është bërë e pamundur për të “kapur” edhe Manchester United, kur në fakt nuk kishte pse të bëhej një pengesë e këtij çifti të mundshëm. Sakaq, në një moment të caktuar United u shortua me Villareal, por edhe ky ishte një ganim i madh duke qenë se të dyja skuadrat kanë qenë pjesë e të njëjtit grup.

Në këtë formë, shorti është quajtur i pavlefshëm pasi ka pasur shumë kontestime në lidhje me këtë gabim, e kështu UEFA ka vendosur të bëjë prapakthehu. Tashmë, klubet duhet të përjetojnë edhe njëherë ankthin se me kë do të përballen në raundin e 108-tave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency