Kategoria Superiore

Tedi Cara: Fitore morali, mundim edhe Kukësin, edhe Tiranën

Tedi Cara nuk shënoi në derbin me Dinamon, madje humbi një rast të pastër me kokë, megjithatë kishte meritën kryesore që i dha mundësinë Esat Malës të shënonte golin që vendosi sfidën. Në “Gol pas Goli”, sulmuesi kavajas e pranoi se goditjet me kokë janë pika e tij më  e dobët:

“Është problemi im, goditjet me kokë. Do të mundohem në stërvitje të përmirësohem. E shoh pikë të dobët timen. Rasti ishte shumë i pastër, duhej të shënoja. Kur nuk ka pasur pritshmëri, kam shënuar. Futbolli i ka këto. Pritshmëritë janë të larta, shpresoj ta kem shpërblyer besimin me golat e mi. Të gjithë ishin shumë të lumtur për fitoren, askush nuk më tha pse humba rastin.”

Fitore morali: “Me këtë ndeshje që zhvilluam ndaj Dinamos, fituam moral për vazhdimësinë. Kjo fitore na jep shumë besim. E thashë edhe më parë që e kemi dominuar Dinamon. Pas sfidave me Kukësin dhe Tiranën, do të flasim për titullin. Kam shumë besim se do të marrim maksimumin edhe në këto dy ndeshje.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency