Merkato

Lewandowski, Haaland dhe Kane, tre “big”-ët e merkatos në rrugën drejt Madridit

Real Madridi pritet të jetë protagonisti i madh i merkatos. Jo vetëm për shkak të lojtarëve që ka si objektiv dhe që mund t’i rekrutojë nga viti 2022, por sepse e ardhmja e disa prej “xhevahirëve” të futbollit do të varet pikërisht nga lëvizjet që do të bëjë klubi mbretëror. Dhe tre nga futbollistët, fati i të cilëve mund të varet nga angazhimi i i drejtuesve të “Los Blancos” në muajt e ardhshëm janë Lewandowski, Haaland dhe Kane. Ideja është që të mbyllet sa më shpejt nënshkrimi me Kylian Mbappenë, por nuk përjashtohen më shumë përforcime për sulmin për të ndërtuar skuadrën më konkurruese në botë.

Lewandowski do të pushtojë skenën e merkatos në verë. Vitet e fundit ai ka qenë në radarin e Realit, por rrënjët që ka hedhur te Bayerni, në Bundesligë, e kanë bërë të pamundur transferimin më herët në “Bernabeu”. Verën e ardhshme, polaku pritet të largohet nga skuadra bavareze. Ai i ka kërkuar manaxherit të tij,  Pini Zahavi, që të ketë prioritet çdo ofertë nga Madridi.

Një tjetër opsion, që Madridi e ka studiuar prej kohësh, është Haaland. Norvegjezi po shqyrton mundësinë që të largohet nga Dortmundi dhe të shkojë në Madrid për të luajtur në “Bernabeu”.

Megjithatë, nuk është një operacion i thjeshtë, pasi ofertat nuk do t’i mungojnë nga klubet e tjera të mëdha. Raiola, menaxheri i sulmuesit, do të kërkojë opsionin më të dobishëm si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik për të. Për momentin, gara për shërbimet e tij është reduktuar mes katër skuadrave: Real, Bayern, Barcelona dhe Manchester City. Në “Bernabeu” shpresojnë se dëshira e “yllit” norvegjez dhe marrëdhënia e mirë mes Realit dhe Dortmundit të bëjë diferencën.

Harry Kane është emri i tretë i madh, i monitoruar prej vitesh nga drejtuesit e Realit. Pas përpjekjes për t’u larguar nga Tottenhami verën e kaluar, gjithçka tregon se ky do të jetë sezoni i tij i fundit si te Spurs. Disa skuadra angleze, kryesisht Manchester City, që u përpoq ta rrëmbente atë gushtin e kaluar, e kanë nën vëzhgim 29-vjeçarin. Gjithsesi mund të shndërrohet objektiv kryesor i Realit, në varësi të bisedimeve për Halaand apo Lewandowskin.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency