Serie A

I përzgjedhuri i Milanit për mbrojtjen, një “gjigant” holandez në vend të Kjaer

Një qendërmbrojtës do të jetë goditja e parë e Milanit në merkaton e janarit. Kuqezinjtë duhet të zëvendësojnë Simon Kjaer, i cili ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi që pësoi në sfidën me Genoan.

Një nga emrat që pëlqehet shumë nga dyshja Paolo Maldini-Frederic Massara është Sven Botman, 21-vjeçari që po paraqitet shumë mirë me Lille, skuadra kampione e Francës.

Problemet në lidhje me këtë transferim janë dy. E para lidhet me çmimin, me Lille që kërkon 25-30 milionë euro për të lënë të lirë gjigantin holandez (195 cm i gjatë).

Aspekti i dytë lidhet me faktin që kampionët e Francës janë kualifikuar në raundin e 1/8-ve në Champions League, aty ku do të kenë përballë Chelsea, dhe në kushte të tillë mund të bllokohet shitja e Botman në janar.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit, të cilët kanë marrëdhënie tepër të mira me homologët francezë, po punojnë për të arritur një akord për të marrë lojtarin defensive në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, e njëjta formulë që u përdor me Chelsea në lidhje me Tomorin.

Emra të tjerë që pëlqehen nga Milani për repartin e mbrojtjes janë Christensen (Chelsea), Luiz Felipe (Lazio), Badiashile (Monaco) dhe Omerazic (Zurich).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency