“Analizë Superiore”/ Javë për t’u harruar për ekipet udhëtuese, çfarë prodhoi Superiorja
Java e 13-të në Abissnet Superiore prodhoi vetëm 5 gola. Skuadrat udhëtuese nuk ia dolën të shënojnë asnjë gol dhe vetëm Kukësi mori një pikë pas barazimit pa gola ndaj Teutës.
Emisioni “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalistit të Shqipërisë U19, publikoi statistikat dhe atë që prodhoi java e fundit.
VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-0
Ekipi shkodran siguroi triumfin e katërt radhazi shtëpiak në kampionat. Më mirë ekipi vendas në gjuajtjet drejt portës kundërshtare dhe topat e humbur, teksa korçarët nuk e goditën asnjëherë kuadratin e mbrojtur nga Zogovic. Vllaznia më mirë edhe sa i përket driblimeve të tentuara dhe të realizuara.
Baraspeshë sa i përket mbajtjes së topit (50 vs 50), kohës efektive të lojës, pasimeve të sakta dhe dueleve të zhvilluara, teksa djemtë e Memellit ishin më mirë në numrin e pasimeve dhe duelet e fituara.

LAÇI-TIRANA 1-0
Bardhezinjtë arritën një fitore të madhe ndaj ekipit kryesues ditën e djeshme, duke e bërë më të bukur garën për kreun në Superiore. Bardhezinjtë e Mirel Josës ishin më mirë se kundërshtarët në shumë aspekte.
Laçi mbajti më shumë topin, gjuajti më shumë drejt portës bardheblu, teksa kreu më shumë pasime, pasime të sakta dhe fitoi më shumë duele. Vendasit humbën 3 topa më pak se Tirana, që triumfoi sa i përket driblimeve të tentuara dhe të realizuara. Baraspeshë totale rreth dueleve të zhvilluara në fushë.

PARTIZANI-DINAMO 1-0
Derbi i kryeqytetit prodhoi vetëm një gol, të cilin e shënoi Esat Mala. “Demat” u shfaqën superiorë në lojën efektive, qarkullimin e topit, numrin e pasimeve, pasimet e sakta dhe duelet e fituara, teksa pati balancë në lidhje me goditjet në portë, duelet e zhvilluara dhe topat e humbur.
Edhe pse doli pa pikë, Dinamo ishte disi më mirë në goditjet në portën kundërshtare. “Blutë” tentuan një driblim më shumë se Partizani. Me këta të fundit që realizuan me sukses një më shumë se rivalët e qytetit.

TEUTA-KUKËSI 0-0
Ekipi i Longos mbajti më shumë topin (65%), gjuajti më shumë në portën kundërshtare dhe kreu pasime dhe pasime të saktë shumë herë më shumë se kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Ekipi verilindor fitoi më shumë duele se Teuta, por humbi më shumë topa. Barazim u shfaqën skuadrat në numrin e dueleve, teksa vendasit bënë më mirë në lidhje me driblimet e tentuara dhe të realizuara.

KASTRIOTI-SKËNDERBEU 1-0
Skuadra krutane siguroi një fitore tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Krutanët u shfaqën më të rrezikshëm në sulm, duke dërguar më shumë topa në portën kundërshtare, me Egnatian që mbajti më shumë topin.
Kastrioti humbi më pak topa dhe realizoi me sukses më shumë driblime, ndërsa skuadra nga Rrogozhina u shfaq më lart në lidhje me pasimet dhe pasimet e sakta, teksa numri i dueleve ishte i barabartë.




