Kategoria Superiore

Jonuzi: Harrojeni goleadën, na mjafton fitorja dhe afrimi me kreun

Fjoart Jonuzi është shndërruar në një lider të mesfushës së Vllaznisë dhe kjo po shihet qartë në ndeshjet e fundit, ndërsa para sfidës me Dinamon, u shfaq në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Thomas Brdaric.

Mesfushori që shënoi një gol spektakolar në fitoren 6-3 në fazën e parë, deklaroi se shkodranët do të provojnë të marrin maksimumin në dy takimet e mbetura, për t’u afruar edhe më shumë me kreun.

Rezultatet konfirmojnë se Vllaznia është rritur ndjeshëm në javët e fundit. A jeni gati të vazhdoni kështu edhe në dy sfidat e mbetura?
Është e vërtetë që kemi pesë ndeshje me katër fitore dhe një barazim. Shihet që grupi po formohet akoma edhe më mirë dhe them se duhet të vazhdojmë me këto rezultate dhe në këto dy ndeshje që kemi këtë vit dhe uroj të marrim maksimumin.

Ndaj Skënderbeut ishit më i miri i ndeshjes. A do ta donit një çmim të tillë edhe ndaj Dinamos?
Është plus për mua, është motiv shtesë kur del lojtari më i mirë i ndeshjes, por është akoma më mirë kur fiton ekipi.

Sa do të ndikojë fakti që Dinamo po kalon një moment të vështirë?
Në çdo ndeshjen ne futemi për të marrë maksimumin, por kur ekipe si Dinamo nuk janë në moment të mirë, vijnë të motivuar për të bërë kthesën. Ka momente kur një ekip është në vështirësi, por vjen një moment që tregon dhëmbët ndaj duhet vlerësuar kjo pjesë e të hymë në fushë 100%. Parashikoj që do jetë një ndeshje shumë e fortë dhe duhet të japim shpirtin në fushën e lojës.

Në fazën e parë shënuar 6 gola dhe ju personalisht një gol spektakolar. A mund të shohim një tjetër goleadë nesër?
Edhe po të fitojmë me një gol do ishte kënaqësi. Tri pikëshi ka rëndësi dhe ajo që na kënaq së bashku me vazhdimësinë.

Kreu është më pranë, besoni se mund të rikuperoni edhe më shumë?
Është ngushtuar diferenca me katër pikë dhe duke parë ndeshjet që kanë rivalët është një distancë e rikuperueshme, por ne do të shohim veten tonë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, pasi vetëm në këtë mënyrë do kemi rezultat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency