Kupa e Italisë

Kupa e Italisë/ Dermaku eliminon Manajn, Lecce gjen Romën në raundin tjetër

Lecce triumfoi 2-0 në fushën e Spezias dhe është ekipi që do të sfidojë Romën në 1/8-ve e Kupës së Italisë.

Skuadra e Kastriot Dermakut, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe në dy raste iu afrua golit, shënoi nga një gol për pjesë.

Sfida u zhbllokua dy minuta përpara fundit të fraksionit të parë të takimit. Polaku Marcin Listkowski mori një asist nga Barreca dhe ndëshkoi ekipin vendas.

Lecce vazhdoi të luante mirë edhe në 45 minutat e dyta, dhe në minutën e 55-të shënoi golin e dytë me anë të Arturo Calabresi.

Skuadra mike menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe në raundin e radhës do të përballet me Romën e Jose Mourinhos.

Rey Manaj qëndroi gjatë gjithë takimit në pankinë, me trajnerin Thiago Motta që nuk vendosi ta aktivizonte në ndeshjen e sotme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency