Premier League

Pandemia problem i madh në Angli, shtyhen 4 ndeshje të tjera në Premier League

Premier League është prekur shumë nga Covid-19. Anglia po përballet me një vatër të re infektimesh, teksa janë shtuar lojtarët pozitivë tek ekipet ishullore.

Tre ndeshje të ditës së shtunë janë shtyrë zyrtarisht: Southamton-Brentford, Watford-Crystal Palace dhe West Ham-Norwich.

Gjithashtu prej pandemisë është shtyrë edhe sfida Leicester City-Everton, që ishte programuar të luhej ditën e diel.

Më parë, Liga Angleze e Futbollit mori të njëjtin vendim edhe për përballjet Manchester United-Brighton dhe Leicester City-Tottenham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency