Premier League

VIDEO/ Liverpool fiton me përmbysje, Chelsea nuk mban hapin e kryesuesve

Liverpool bëri detyrën në shtëpi ndaj Newcastle, ndërsa Chelsea ngeci në një barazim 1-1 ndaj Everton në “Stamford Bridge”.

“The Reds” triumfuan me përmbysje përballë skuadrës së Howe. “Qymyrxhinjtë” kaluan në avantazh në minutën e shtatë.

Gafë e dyfishtë e Thiago Alcantara dhe gol i bukur i Jonjo Shelvey, i cili ndëshkoi ish-ekipin e tij. Liverpool reagoi dhe përmbysi rezultatin me dy të realizuar brenda katër minutave.

Diogo Jota gjeti golin e barazimit (21’), ndërsa Momo Salah kaloi vendasit në avantazh, duke gjetur golin e 15-të sezonal në Premier League, aty ku është golashënuesi më i mirë.

Liverpool gjeti edhe golin e qetësisë në minutën e 87-të. Trent Alexander-Arnold mori një pasim nga Firminho dhe realizoi një gol shumë të bukur.

Ekipi i Jurgen Klopp është ngjitur në kuotën e 40 pikëve, me një pikë më pak se City kryesues dhe 3 më shumë se Chelsea e vendit të tretë.

Skuadra e Tuchel nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Evertonit. Pjesa e parë nuk pati gola, teksa në fraksionin e dytë të takimit kaluan të parët vendasit në avantazh.

Mason Mount gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të, por skuadra nga Liverpuli barazoi sfidën katër minuta më vonë me anë të 19-vjeçarit Jarrad Branthwaite, i cili i dhuroi një pikë me vlera ekipit të tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency