Barcelona dhe Inter bashkëpunojnë në merkato, tifozët katalanas kundër klubit
Alexis Sanchez duket se është shumë pranë një rikthimi te Barcelona, të paktën sipas asaj që raporton Sport, një media e cila është shumë pranë klubit katalanas. Kiliani nuk është një titullar te Inter, mirëpo blaugranët kanë kujtime pozitive nga e shkuara e tij në Camp Nou dhe kërkojnë ta rikthejnë.
Në këtë operacion do të përfshihet edhe sulmuesi Luuk De Jong, i cili do të transferohet në Itali, te Inter. Por, një detaj i cili po merr vëmendje shumë të madhe në orët e fundit dhe që mund të “hedhë në erë” këtë transferim është fakti se tifozët e Barcelonës nuk e mirëpresin një rikthim të Sanchez.
Nëpërmjet një sondazhi të bërë nga ana e Sport, rezulton se fansat e spanjollëve, në masën 65% nuk e duan sërish në organikë 32-vjeçarin, teksa shpresojnë për goditje të tjera në merkato të tipit Haaland. Megjithatë, situata financiare në klubin spanjoll nuk është ndër më të mirat ndaj drejtuesit po mendojnë për zgjidhje me kosto minimale.



