VIDEO/ U rikthye në Greqi, tifozët e Olympiacos e “djegin” për Manolas
Kosta Manolas zyrtarizoi ditën e enjte rikthimin e tij në Greqi te skuadra e famshme, Olympiacos. Mbrojtësi pas aventurës në Itali me Romën dhe së fundmi Napolin, tashmë do të rikthehet të kontribuojë në vendlindje ndërsa tifozët e kanë pritur me shumë entuziazëm 30-vjeçarin.
Kështu, pas hedhjes së firmës në kontratë, ata e kanë pritur Manolas me këngë dhe flakadanë teksa edhe vetë futbollisti nuk ka ngurruar t’i bashkohet festës së tyre. Kujtojmë që Manolas ka luajtur më parë për ngjyrat e Olympiacos duke u aktivizuar për këtë klub nga viti 2012 deri në vitin 2014 dhe e njeh më së miri ambientin.



