Bundesliga

Bayern një “makineri” perfekte, Salihamidzic bën pushime edhe në dimër

Bayerni i Mynihut mbylli në mënyrë perfekte gjysmën e parë të kampionatit, pasi renditet në krye të Bundesligës, i shkëputur me 9 pikë nga Borussia Dortmund dhe në të njëjtën kohë siguroi kalimin në fazën e 1/8-ave të Champions League pa probleme.

Ecuria e mirë e bavarezëve ka bërë që drejtori sportiv Hasan Salihamidzic të kalojë pushime dimri të qeta, pasi siç ka deklaruar, nuk do të ndjekë merkaton, sepse klubi nuk ka nevojë të bëjë blerje gjatë janarit.

“Kemi një organikë të plotësuar, me shumë lojtarë që janë gati të luajnë titullarë dhe siç po e shihni, ndonëse kemi disa mungesa, në fushë nuk ndihet fare. Kemi biseduar edhe me trajnerin dhe kemi arritur në konkluzionin që nuk kemi nevojë të shtojmë asgjë në merkaton e janarit”, deklaroi Salihamidzic.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency