Legjionarët

VIDEO/ Çekiçi i jashtëzakonshëm, futet nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit

Konyaspor fitoi 1-0 kundër Antalyaspor dhe golin e fitores e realizoi Endri Çekiçi në minutat shtesë.

Lojtari i kombëtares shqiptare goditi menjëherë me të djathtën dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90+2’.

Festë e madhe për 25-vjeçarin nga Pogradeci, i cili u fut në fushë nga trajneri i Konyaspor në minutën e 80-të.

Ky ishte goli i katërt sezonal për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa Konyaspor konfirmohet në vend të dytë, me 9 pikë më pak se Trabzonspori kryesues.

Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi e filluan takimin si titullarë për ekipin vendas, teksa të dy u zëvendësuan në minutën e 71-të.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency