Premier League

Arsenali bën tri fitore radhazi, Leedsi zhytet në krizë

Arsenali mori fitoren e tretë radhazi në Premier League, që e konsolidon pozicion e “Topçinjve” në zonën Champions. Ekipi londinez fitoi thellë 1-4 në “Elland Road” përballë Leeds United, që është futur në krizë rezultatesh me humbjen e tretë radhazi.

Arsenali shënoi dy gola të shpejtë me Martinellin në minutat 16’ dhe 28’, ndërsa në minutën e 42-të Saka i çoi shifrat në 3-0.

Leeds dha përshtypjen që mund të kthehej në lojë në minutën e 75-të me golin e Raphinhas me 11-metërsh, por në të 84-tën talenti i Arsenalit, Smith Rowe mbylli llogaritë me skuadrën e Bielsas me golin e 1-4.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency