Maqedoni e Veriut

Vendimi i papritur i Alimit, i jep fund përvojës te kuqezinjtë

Armend Alimi i jep fund karrierës te Shëndija e Tetovës. Mesfushori 34-vjeçar, i cili numëron 14 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka zyrtarizuar divorcin me ekipin kuqezi, po pa dhënë ndonjë informacion për hapin e tij të radhës.

Postimi i Alimit:

“Në fillimet e karrierës sime si futbollist çdo herë kam dashur dhe ëndërruar të luaj për skuadra që përfaqësojnë dhe paraqesin vlera të rëndësishme në futboll, që janë më shumë se klube futbolli. Për këtë gjë i jam falënderues gjithmonë Zotit, që më mundësoi të përfaqsoj një klub si Shkëndija e Tetovës.

Sot i vjen fundi një kapitulli shumë të rëndësishëm dhe më të suksesshëm të karrierës sime si futbollist, sot ndahem me klubin që më dha shumë, mua dhe familjes time. Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur deri sot, trajnerë, stafin mjekësor, ekonomati, administrata e klubit, kryesi dhe kryetarë. Mirënjohje e madhe dhe e veçantë për familjen Destani, për kontributin e madh që japin në këtë projekt. Falënderim i pafund për të gjithë simpatizuesit e klubit e posaçërisht për “Ballistët”, përkrahja e të cilëve asnjëherë nuk mungoi.

Krenar që kam bart këtë fanellë, që përfaqëson shqiptarët dhe vlerat tona denjësisht. Kam dhënë gjithçka nga vetja për të ndihmuar klubin në arritjen e objektivave, edhe pse ndoshta jo gjithnjë ajo ka qenë e mjaftueshme.

Në fund dëshiroj që klubit Shkëndija t’i uroj suksese tjera edhe më të mëdha nga ato që kemi arritur deri sot dhe të vazhdojë të na bëj krenarë gjithëve.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency