Kategoria Superiore

Egnatia kërkon kthesën, Laçi vazhdimësinë, dueli i “Arena Egnatia” premton shkëndija!

Java e 14-të e “Abissnet Superiore” vendos përballë Egnatian dhe Lacin, dy skuadra të ndryshme, në formë, renditje dhe objektiva. Sfida e cila do të luhet në “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 13:45, ka rëndësi për të dyja skuadrat që misionin e vetëm kanë tre pikët. Fitorja e fundit e rrogozhinasve në kampionat është pikërisht përballë kurbinasve, në javën e pestë me golin e Pedro Augustos. Nga ai takim, rrugët janë kryqëzuar sepse nga 16 tetori, Egnatia ka humbur receten e suksesit dhe madje ka ka ndryshuar shumë gjëra, ndërsa në krahun tjetër, Laçi ka ndryshuar kurs nga ajo humbje duke u futur në valle edhe për titullin kampion. Egnatia tashmë është në zonën e ftohtë të renditjes, me 11 pikë ne vendin e nëntë dhe vjen pas 4 humbjeve radhazi dhe për më tepër në katër takime nuk shënon duke rënduar akoma dhe më shumë situatën në kampion e rrogozhinasve që tashmë drejtohen nga Zekerija Rmadani.

Gjithashtu Mirel Josa do të sfidojë për herë të parë në këtë sezon Egnatian, pasi në fazën e parë në krye të kurbinasve ishte tekniku Vukicevic. Laçi dhe Josa tani kanë tjetër fytyrë, duke u futur në mesin e pretendenve dhe për ta përforcuar këtë fakt, vlen të theksohet se në 3 ndeshjet e fundit Laçi jo vetëm ka arritur të fitojë, por dy sukseset e fundit kanë ardhur përballë dy rivalëve direkt, Kukësit dhe Tiranës, por pa harruar dhe atë fitore 5-0 përballë Dinamos. Bardhezinjtë janë 6 pikë larg kreut, me 21 pikë në vendin e katërt dhe gjithashtu ka sulmin dhe mbrojtjen e 4 më të mirë të kampionatit.

Tjetër histori në krahun tjetër, pasi Egnatia është skuadra me sulmin më të dobët, me vetëm 9 gola sezonalë dhe mbrojtjen e tretë më të dobët me 17 gola të pësuar. Edhe fakti që luan në shtëpi nuk e favorizon aspak skuadrën e Ramadanit, sepse në “Arena Egnatia” rrogozhinasit kanë koleksionuar 5 pikë, 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, ndërsa në krahun tjetër Laçi në 5 ndeshje në transfertë ka grumbulluar 7 pikë, 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Sa i përket takimeve direkte, të dyja skuadrat kanë patur pak përplajse mes tyre, por në 6 ndeshjet e fudnit, Egnatia ka fituar shumicën e tyre, plotë 5 të tilla, ndërsa Laci të vetmin sukses e ka arritur në Kupën e Shqipërisë në nëntorin e vitit kalaur në kohën shtesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency