Kategoria Superiore

Deliu: Ishim shumë të karikuar, Josa na riktheu qetësinë. Titulli? Tre janë rivalët tanë

Ardit Deliu dhuroi asistin e golit të dytë për Saliou Guindo në fitoren 0-2 të Laçit kundër Egnatias. Mesfushori i ekipit kurbinas, Ardit Deliu foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera tha:

Fitore e rëndëisshme për vazhdimësinë. Ndeshje shumë e vështirë, Egnatia kishte nevojë për pikë. Ishim të karikuar në maksimum, pjesa e parë ishte shumë e luftuar, u bë më e thjeshtë pasi shënuam në pjesën e dytë.

Çfarë ka ndryshuar tek ekipi? Josa na riktheu qetësinë që na mungonte, punoi më shumë nga ana psikologjike. Fitoret pastaj të rrisin moralin dhe gjërat bëhen më të thjeshta në fushë.

Rivalët? Të tre skuadrat sipër nesh janë shumë të forta. E kemi pasur shumë të vështirë kundër tyre. Me Vllazninë kemi humbur dy herë, por edhe Tirana e Kukësi janë skuadra të forta dhe të organizuara.

Lushkja apo Shehu? Me të dy shkoj mirë, kalojmë shumë kohë bashkë edhe jashtë fushave. Me Lushkjen njihem prej shumë kohësh, por edhe me Shehun u bë sezoni i tretë që luajmë, kështu që me të dy njësoj”, deklaroi 24-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency