Video/ Martini rikthehet aty ku e la, Tirana fiton dhe rimerr kreun
Tirana hedh pas krahëve humbjen ndaj Laçit, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Teutës në “Air Albania’ dhe të rimarrë kreun e renditjes me 30 pikë, tre më tepër se Kukësi ndjekës.
Bardheblutë shënuan nga një gol për çdo pjesë, me Totre nga distanca dhe Seferin me portën e boshatisur, ndërsa durrsakët rihapën takimin me Grudën pak minuta para fundit, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.
Rikthim që “djeg” ky për Edi Martinin, që u largua pikërisht pas një humbjeje 2-1 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” dhe u rikthye tre bregdetarët, duke pësuar disfatë me të njëjtin rezultat, por këtë herë përballë Tiranës në “Air Albania”.
Tirana – Teuta 2-1 Totre 23′, Seferi 68’/ Gruda 94′
Kronika e ndeshjes:
– Mbyllet sfida me fitoren e Tiranës 2-1.
92’ – Teuta fiton një goditje dënimi mbi vijën e zonës, të cilën e ekzekuton Kallaku, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe zotërohet pa problem nga Bekaj.
88’ – Tjetër aksion i mirë i Teutës, me Kallakun që lëshon një goditje perfekte nga jashtë zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Shpëton mirë Tirana.
84’ – Gooool. Aksion mjaft i bukur i Teutës, me Grudën që i shpëton mbrojtjes bardheblu dhe mposht Bekajn. Rihapet sfida në “Air Albania”…
70′ – Reagon menjëherë Teuta, me Plakun që dërgon një krosim perfekt për Grudën, i cili gjuan me kokë, por “fluturon” Visar Bekaj, i cili grushton në këndore, duke shpëtuar të tijtë nga një gol i sigurt…
68’ – Tjetër kundërsulm i Tiranës, me Xhixhën që avancon në zonë dhe shërben për Seferin, i cili këtë herë me portën bosh, arrin të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë.
66’ – Kundërsulm i shpejtë i Tiranës me Totre që lëviz mirë dhe shërben për Limajn në hyrje të zonës, por gjuajtja e fantazistit përfundon pak mbi portë. Pranë golit të dytë bardheblutë.
65’ – Provon sërish Teuta me Acquah, që gjuan, por topi ndalet nga Toshevski dhe më pas Plaku e Lorenzo Vila nuk arrijnë të shënojnë. Pretendojnë për penallti durrsakët, por nuk mendon kështu arbitri Alla.
56’ – Tjetër mundësi e mirë për Teutën, me Kallakun që dërgon një krosim perfekt në zonë, por ndërhyn mjaft mirë Bekaj dhe grushton.
53 ‘ – Rast mjaft i mirë shënimi për Teutën, por është Pepi Gjeorgiev, që i vetëm me Bekajn gjuan në mënyrë skandaloze me kokë, duke dërguar topin jashtë.
– Nis pjesa e dytë, Teuta në kërkim të golit të barazimit…
– Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të bardhebluve…
45’ – Seferi rrëzohet nga Ivanovic në zonë dhe arbitri Alla akordon penallti. Por më pas thirret nga VAR dhe pas një ndërprerjeje 5-minutëshe, anulon vendimin e parë, duke sinjalizuar fundin e pjesës së parë.
36’ – Aksion mjaft i bukur i Tiranës, që konkretizohet me një goditje të Xhixhës, por pret në dy kohë Pano Qirko.
34′- Çfarë humbet Seferi… Sulmuesi shërbehet në mënyrë perfekte në zonë, por as nuk gjuan dhe as pason, duke i dhënë mundësi mbrojtjes durrsake ta bllokojë.
30′ – Rreziku zhvendoset në portën e Tiranës, ku Georgiev, përballë Bekajt, gjuan shumë keq, me topin që shkon në fundore.
28′ – Redon Xhixha nuk ia del të devijojë drejt portës asistin e Seferit, rast i pastër u humbur nga bardheblutë.
23’ – Gooool. Zhbllokohet sfida në “Air Albania” me Einur Totre që shënon një gol spektakolar me goditje nga distanca dhe shtang portierin Qirko…
– Starton sfida në “Air Albania”
Formacionet:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Beiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Gjumsi, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.
Teuta: Qirko, Idrizaj, Aleksi, Ivanovic, Kotobelli, Acquah, Daja, Lorenco Vila, Kallaku, Emiliano Vila, Georgiev. Trajner: Edi Martini.



