Kategoria Superiore

Taipi: Goli më i bukur i karrierës, ia kisha premtuar Shqiprimit

Gjelbrim Taipi realizoi një gol shumë të bukur ndaj Partizanit, realizimin e tij e cilëson si më të bukurin në karrierë dhe ka një dedikim të veçantë në deklaratën e bërë për “Gol pas Goli”Supersport. Kapiteni i Kukësit analizoi suksesin 2-1 ndaj Partizanit, duke mos i kursyer fjalët e mira për kundërshtarët.

Ne u futëm për të festuar në dhomat e zhveshjes, në një moment kërkova trajnerin dhe më thanë që është poshtë. Kemi bërë një video, ai ishte mjaft i emocionuar, por edhe ne ishim mjaft të emocionuar. Partizani është një ekip që të sjell probleme, ata kanë një trajner që gjithmonë e përgatit ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer.

Titulli? Neve na dhembi shumë humbja me Laçin, dominuam pas minutës së 20-të, por ishim të pafat dhe lamë 3 pikët. Na ka munguar pak fati, sot ekipi ishte përgatitur për fitore. E kthyem ndeshjen dhe treguam karakter.

Erdhi Shqiprimi sot për të na takuar, i thashë që kam fjetur më i qetë, pasi është përgjegjësi më e madhe kur luajmë të dy, nga frika për të mos gabuar. I thashë që goli do të jetë për ty nëse shënoj, kështu që golin ia dedikoj vëllait.

Mund ta them që ishte ndeshja më me fat që ka fituar Kukësi, por edhe autogoli i Partizanit ishte nga presioni i madh i yni. Kam shënuar golin më të bukur në karrierën time”, deklaroi kapiteni i Kukësit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency