La Liga

Gafë e Realit, vendi i parafundit i merr pikë në “Bernabeu”

Cadizi bën surprizën e madhe të radhës në LaLigas. Skuadra modeste nga jugperëndimi i Spanjës, pasi barazoi me Barcelonën, mposhti Bilbaon në “San Mames”, i mori pikë edhe Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Klubi mbretëror, edhe pse e mbylli në portë këtë kundërshtar modest, nuk ia doli të shënonte të paktën një gol, për të marrë fitoren. 82% e mbajti topin Reali, plot 36 herë tentoi portën, por nuk e gjeti rrjetën.

Portieri Ledesma bëri heroin me disa ndërhyrje vendimtare, por edhe sulmuesit e Realit nuk patën qartësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Përfundoi 0-0 në “Bernabeu”, me Realin që kryeson me 6 pikë më shumë se Sevilla, ndërsa Cadizi renditet i parafundit me 14 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency