Lajme

VIDEO/ Longo feston akoma për golin e Taipit: Për këto momente e dua futbollin!

Kukësi mori një fitore shumë të rëndësishme në javën e 14 të Abissnet Superiore teksa mposhti me përmbysje, 2-1 Partizanin. Verilindorët nuk e nisën mirë sfidën e Loro Boriçit, teksa pësuan të parët prej silurës së Mustës, megjithatë në fraksionin e dytë, një autogol dhe një realizim shumë i bukur nga ana e Gjelbërim Taipit, rikthyen skuadrën te pikët e plota pas dy javësh.

Ndërkohë, goli vendimtar i mesfushorit duket se ende po festohet nga trajneri Diego Longo. Nëpërmjet, llogarisë së tij tekniku italian ka theksuar se pikërisht janë momentet e tilla që e bëjnë të dojë futbollin. ”

Sakaq, pas këtij trepikëshi, Kukësi është ngjitur në kuotën e 27 pikëve duke ruajtur vendin e dytë në klasifikim, vetëm tre pikë më pak se Tirana kryesuese. Ndeshja e radhës dhe e fundit për këtë vit kalendarik, i sheh verilindorët të luajnë po në Loro Boriç, por këtë herë ndaj vendasve të Vllaznisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency