Tenis

Nadal infektohet me COVID, mbetet në dyshim për turneun e radhës: Po kaloj momente të pakëndshme

Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv me COVID-19, teksa tenisti spanjoll ka theksuar se është duke kaluar momente të pakëndshme si pasojë e virusit të rrezikshëm. Spanjolli së fundmi kishte vizituar Abu Dhabi, e në momentin kur është kthyer në Spanjë është testuar duke rezultuar në këtë formë pozitiv.

Megjithatë, Nadal i ka marrë masat dhe ka qenë i vaksinuar prej verës së kaluar kur edhe mori pjesë në Lojërat Olimpike. Ndërkohë, 35-vjeçari është vendosur në dyshim për pjesëmarrjen e tij në turneun e Australian Open.

Tenisti kishte planifikuar të udhëtonte drejt Melbourne më datë 29 dhjetor, mirëpo kjo alternativë tashmë ka rënë poshtë. Kujtojmë se Australian Open është planifikuar të startojë më datë katër janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency