Kategoria Superiore

Ndeshja e fundit për këtë vit, Dinamo nxjerr njoftimin për stadiumin dhe biletat

Pas tre humbjeve radhazi, Dinamo u rikthye të marrë pikë në kampionat në javën e 14-të, teksa ndali në një barazim pa gola Vllazninë. Tashmë, fokusi i të besuarve të trajnerit Bledi Shkëmbi zhvendoset te sfida e fundit për këtë vita jo ndaj Skënderbeut. Korçarët vijnë në një formë të mirë pas triumfit shtëpiak ndaj Kastriotit, teksa aktualisht janë në kuotën e 14 pikëve po aq sa Dinamo.

Në këtë formë, edhe sfida merr një tjetër rëndësi, ndërsa në klubin e Dinamos kanë nxjerrë edhe një njoftim për tifozët. Kështu, ndeshja do të luhet të mërkurën e 22 dhjetorit në stadiumin Elbasan Arena, ndërsa sa i përket çmimeve të biletave, hyrja në tribunën kryesore do të kushtojë 1000 lekë të rinj, ndërsa në tribunën D, 300 lekë të rinj. Tifozët e Dinamos mund t’i gjejnë biletat në pikën e shitjes te stadiumi Selman Stermasi apo edhe në ditën e ndeshjes te biletaria në stadiumin e Elbasanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency