Të enjten luhet derbi i kryeqytetit, Partizani njoftim për biletat
Viti 2020 në Abissnet Superiore do të mbyllet me ndeshjen e shumëpritur, derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Të enjten, në orën 19:45 skuadrat do të zbresin në fushën e Air Albania për llogari të javës së 15-të, teksa pritet një interesim i lartë nga ana e tifozerive ashtu siç zakonisht ndodh në derbi.
Së fundmi, klubi i Partizanit ka nxjerrë edhe një njoftim në lidhje me biletat teksa hyrja më e shtrenjtë i takon tribunës GOLD e cila do të kushtojë plot 5.000 lekë të rinj. Sakaq, sipas pozicioneve të tribunave do të ketë edhe bileta të cilat do të kushtojnë 3.000 apo 1.500 lekë të rinj.
Ndërkohë, tribunat pas porte, aty ku do të vendosen tifozeritë e organizuara do të kushtojnë 500 lekë të rinj.



