Lajme

Tuchel: Është zgjedhje e lirë, nuk mund t’i detyrojmë lojtarët të vaksinohen

Chelsea po përballet me shumë mungesa dhe disa lojtarë të infektuar me koronavirus. “Blutë e Londrës” do luajnë sot në fushën e Brentford, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Trajneri i ekipit londinez, Thomas Tuchel foli për mediet rreth situatës së vështirë në skuadrën e tij, duke theksuar se ai nuk mund t’i detyrojë futbollistët e tij që të vaksinohen.

Nuk dua të përfshihem në debatin e vaksinimit apo të tregoj gishtin për të ‘sulmuar’ lojtarët e pavaksinuar. Është një zgjedhje e lirë, unë mund të kem mendimin tim, njësoj siç mund ta ketë çdo lojtar.

Ne nuk mund t’i detyrojmë lojtarët të vaksinohen, nuk ndryshoj mendim në lidhje me këtë çështje. Unë e kam kryer vaksinën, thjesht e mora këtë vendim personalisht, por nuk jam ekspert i kësaj çështjeje”, deklaroi trajneri gjerman.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency