Kategoria Superiore

Video/ Laçi me “5 yje”, Regi Lushkja i dhuron suksesin ndaj Kastriotit

Laçi fluturon drejt kreut të renditjes, pasi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 27 pikë, vetëm tre më pak se Tirana kryesuese.

Bardhezinjtë e Mirel Josës po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe “viktima” e radhës e tyre ishte Kastrioti, që pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli të shmangë humbje, në një sfidë ku vendimtar ishte padyshim numri 10 i kurbinasve, Regu Lushkja.

Fantazisti i Laçit zhbllokoi sfidën në minutën e 9’ dhe vulosi fitoren në të 84-ën, duke konfirmuar momentin mjaft të mirë që po kalon, ndërsa Kastrioti do të duhet të riniset nga një pjesë e dytë e mirë, pasi mbetet në vendin e fundit, me vetëm 8 pikë në 15 javë.

Laçi – Kastrioti 2-0    Lushkja 9′, 84′ 

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të kurbinasve…

89′ – Rast i pastër për Kastriotin, por Edon Hasani gjuan keq me kokë…

83’ – Gooool! Kundërsulm perfekt i kurbinasve, me Lushkjan që kombinon me Guindo dhe më pas sulmuesi i rikthen pasimin, teksa numri 10 i bardhezinjve driblon edhe portierin Vata, për të dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.

80’ – Karakaçi provon nga distanca me një gjuajtje të fortë, por topi nuk përfundon në kuadrat…

76′ – Hussein gjuan me kokë për ekipin mik, largon mbrojtësi Roganovic…

73′ – Krosim nga e majta, Greca i lirë në zonë, por sulmuesi i Kastriotin nuk gjen kohën për të goditur me kokë

63′ Gabon kapiteni Ignjatovic në largimin e topit. Përfiton Greca që gjuan fort, por devijon Dajsinani në këndore

63′ Gjuan Greca, topi përfundon jashtë…

55′ – Kastrioti pranë barazimit. Greca kroson nga e djathta, por gjuajtja me kokë e Prodanit është e pasaktë

45’+2 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të kurbinasve…
43′ – Mentor Mazrekaj lëviz bukur në krahun e majtë, por gjuajtja e tij pritet pa probleme nga Vata

38′ – Laçi shënon golin e dytë me anë të Regi Lushkjes, por anësori e anulon për pozicion të parregullt të Guindo

18′ – Kastrioti tenton golin e barazimit, gjuajtje e bukur e Prodanit me të majtën, topi përfundon mbi tra

9′ – Gooool! Laçi kalon në avantazh. Regi Lushkja krijon hapësirën për të goditur nga jashtë zonës, duke befasuar portierin Vata, 1-0.

 – Nis sfida mes Laçit dhe Kastriotit, kurbinasit shqelmojnë topin e parë nga qendra.

Formacionet:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Malota, Ignjatovic, Ziko, Deliu, Lushkja, Shehu, Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

Kastrioti: Vata, Neziri, Husein, Karakaçi, Rami, Onanuga, Okebukwu, Greca, Basha, Prodani, Ajazi. Trajner: Shkëlzen Ristami.

Gjyqtar kryesor: Ardian Beqiri.

Asistentë: Ani Koçiaj, Arbër Zalla.

I katërt: Florian Lata.

VAR: Eldorian Hamiti, Mario Zhazivari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency