55 milionë euro gati, Barcelona pranë goditjes së parë në merkato
Ferran Torres do të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkato. Sulmuesi spanjoll nuk po përfiton minuta te Manchester City, teksa Pep Guardiola nuk është kundër shitjes së tij.
Trajneri Xavi e pëlqen shumë 21-vjeçarin ofensiv, teksa drejtuesit e klubit katalanas janë shumë afër marrëveshjes me homologët e kampionëve të Anglisë.
55 milionë euro do të përfundojnë në arkat e “Cityzens” + disa të tjerë në formë bonusesh, ndërsa Ferran Torres ka dhënë “ok”-in e tij për transferimin në “Camp Nou”.




