Rëndohet situata për mbrojtësin e Man. City-t, shtohet një tjetër akuzë përdhunimi
Rëndohet edhe më shumë situata e mbrojtësit të Manchester City-t, Benjamin Mendy, i cili ndodhet në burg në Liverpool që prej 27 gushtit, pasi ndaj tij rëndonin 6 akuza për përdhunim të 5 grave të ndryshme, një prej të cilave minorene.
Megjithatë së fundi është shtuar edhe një tjetër denoncim për përdhunim, që pritet të hetohet nga prokuroria angleze, teksa tashmë situata për të pritet të rëndohet edhe më shumë.
Rastet e përdhunimit mësohet të kenë ndodhur në periudhën tetor 2020 dhe gusht 2021, ndërsa futbollisti francez është pezulluar pa afat nga klubi i Manchester City-t, në pritje për të sqaruar situatën e tij ligjore.
Megjithatë provat tashmë janë të qarta dhe sa vjen e shtohen, ndaj dënimi është i pashmangshëm për Mendy, që aktualisht vijon të qëndrojë pas hekurave, në pritje për t’u njohur me vendimin final të gjykatës.



