Kategoria Superiore

Martini dhe Ramadani në kërkim të pikëve të para, Teuta pret Egnatian në Elbasan

Teuta luan sot në Elbasan ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik, teksa përballet me Egnatian. Durrsakët vijnë pas disfatës me Tiranën dhe tashmë trajneri i rikthyer, Edi Martini do të kërkojë me çdo kusht tre pikët përballë një rivali që duhet ta mposhtë me patjetër për t’u ngjitur në klasifikim teksa kampionët në fuqi janë 12 pikë larg kreut të klasifikimit.

Në anën tjetër, situata nuk është më e mirë te Egnatia. Rrogozhinasit janë në kërkim të pikëve që mungojnë prej më shumë se një muaj, ekzaktësisht prej barazimit 1-1 me Dinamon më datë 22 nëntor.

Prej asaj sfide kanë ardhur pesë humbje, ndërsa nuk është shënuar asnjë gol nga Egnatia në pesë ndeshjet e fundit, ndërkohë që në tre sfidat e fundit, në krye ka qenë trajneri i ri Zekirija Ramadani, por që ende nuk ia ka dalë të japë efekt te rrogozhinasit.

Sa i përket takimit së fazës së parë mes dy skuadrave, Teuta ia doli të triumfonte falë golit të Sherif Kallakut i cili ekzekutoi saktësëisht një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency