Serie A

Ultrasit e Lazios kthehen kundër Acerbit: Njeri pa nder, u largua si një lepur në fund të ndeshjes!

Ultrasit e Lazios janë kthyer kundër Francesco Acerbit të Lazios, teksa lojtarit shënoi në ndeshjen e kaluar kundër Genoas, mirëpo shkoi të festonte poshtë tribunës së tifozëve me një gjest që i ftonte ata të heshtnin pas kritikave të shumta që kishte marrë.

Por, këtë veprim, ultrasit e Lazios nuk e kanë falur dhe së fundmi, me anë të një komunikate i kërkojnë mbrojtësit të largohet teksa 33-vjeçari nuk kërkoi falje në takimin e djeshëm kundër Venezias.

“Acerbi është një burrë pa nder dhe që duhet të largohet menjëherë nga Roma. Asnjë nuk i fal ata që tradhëtojnë, ky nuk është thjesht një slogan por diçka më shumë. Kjo do të thotë se tifozët vlejnë më shumë se lojtarët dhe që flamuri jonë është i shenjtë. Për fat të keq, lojtarët e sotëm janë mësuar keq dhe nuk kanë parë kontestime ashtu si e meritojnë.

Nuk mund të lejojmë të kalojë lehtësisht gjesti i një lojtari që ka injoruar të gjithë tifozerinë. Ai erdhi të heshtë tifozët në ndeshjen e kaluar, ndërkohë që gjithnjë ka pasur mbështetjen tonë.

Ndaj Venezias kishte mundësinë të kërkonte falje, por në fund të ndeshjes si një lepur u largua për në dhomat e zhveshjes dhe nuk erdhi te tifozët si të gjithë lojtarët e tjerë. U tërhoq, teksa do të kishte mjaftuar vetëm një kërkesë për falje.

Ne nuk na intereson fare që Acerbi është një lojtar i rëndësishëm për Lazion, për ne kanë vlerë sakrificat, respekti dhe grinta. Dhe prandaj Acerbi nuk është më i mirëpritur në Romë. Derisa të jetë këtu, ai do të fërshëllehet në çdo ndeshje”, përfundon komunikata e ultrasve të Lazios.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency