La Liga

Te Reali hartojnë një listë merkatoje për mbrojtës, objektiv futbollisti i Chelsea

Janari është më pranë se kurrë teksa klubet e futbollit do ta shfrytëzojnë këtë muaj për të transferuar lojtarë në rolet kë më së shumti kanë nevojë. Në klubin e Real Madrid kanë nisur nga puna për t’i vënë në dispozicion trajnerit Carlo Ancelotti një qendërmbrojtës të ri.

Italiani nuk është shumë i bindur me Militaon, teksa Jesus Vallejo konsiderohet vetëm një zëvendësues në rastet ekstreme. Ndaj, Los Blancos kanë vendosur objektivat dhe në listën e tyre janë emrat e Antonio Rudiger të Chelsea, Joe Gomez të Liverpool dhe Pau Torres të Villareal.

Gjermani i Chelseat është në fundin e kontratës dhe mund të largohet me parametër zero sezonin e ardhshëm, ndaj edhe spanjollët mund të përfitojnë një skonto në këtë rast. 28-vjeçari mbetet edhe alternativa më e preferuar për madrilenët, të cilët në rast të kundërt do e kthejnë vëmendjen nga Pau Torres apo Joe Gomez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency