Video/ Derbi për kartolinë, Xhixha e ngjyros bardheblu në fund
Një derbi si një kartolinë urimi për festat e fundvitit, ai i mbrëmjes së sotme në “Air Albania’, me partizanin e Tiranën që prodhuan një përballje spektakolare, teksa në fund festa ishte e gjitha për bardheblutë, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1.
Një gol i Përgjonit në pjesën e parë dhe një tjetër i Xhixhës në minutat e fundit shtesë, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të “të kuqve” me Stenio Junior dhe i dhanë një tjetër 3-pikësh Tiranës, që mbyll vitin në krye me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.
Në fushë gjithçka ishte perfekte, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë, që ofroi përkrahje gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk i kurseu tymueset, flakadanët dhe sendet në fushë, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë lojën të paktën katër herë.
Pikërisht derbi i kryeqytetit ishte edhe shfaqja e fundit futbollistike për vitin 2021 në vend, në pritje të një viti tjetër, pse jo më emocionues e më spektakolar se ky që lamë pas.
Partizani-Tirana 1-2 Junior 86’/ Përgjoni 27′, Xhixha 100′
Kronika e ndeshjes:
– Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Tiranës
100′ – Gooooool. Aksion mjaft i bukur i Tiranës, me topin që shkon te Xhixha, i cili e ka të lehtë ta devijojë drejt rrjetës. Festë bardheblu në “Air Albania”.
95′ – Ngo’o dëmtohet dhe lë fushën e lojës me barelë. Në vend të tij aktivizohet Engjëll Hoti.
93’ – Gjumsi dërgon një krosim perfekt për Ngo’o që devijon mirë drejt portës, por Teqja bën një tjetër pritje fantastike, duke devijuar në këndore. Dy herë radhazi gardiani bëhet hero i Partizanit.
91’ – Përgjoni lëshon një të majtë fantastike nga distanca, duke dërguar topin në kuadrat, por Teqja zgjatet dhe e grushton në këndore.
90′ – Akordohen 11 minuta shtesë…
89′ – Diagonale e Emiliano Mustës, pret Visar Bekaj
86′ – Gooooool. Stenio Junior nuk gabon këtë herë nga pika e badhë, pasi shënon me një ekzekutim alla-Jorginho…
80′ – Ndërpritet derbi sërish. Tifozët e Tiranës hedhin sende në fushë dhe arbitri thërret skuadrat në mesin e fushës
79′ – Stenio Junior gjuan, por grushton Bekaj dhe më pas Hoxhallari largon rrezikun. Megjithatë penalltia do të përsëritet, pasi kapiteni bardheblu ka hyrë në zonë para goditjes së topit…
78’ – Cara hyn në zonë dhe pengohet nga Toli, ndërsa për arbitrin Xhaja nuk ka dyshime… Penallti për Partizanin, me vendimin që konfirmohet edhe nga VAR-i.
74′ – Tirana pranë golit të dytë. Toshevski pason për Taulant Seferin gjuajtja e të cilit kalon ngjitur me shtyllën pingule…
70’ – Seferi niset bukur në të djathtë dhe provon një pasim brenda zonës, por fiton vetëm një goditje këndore.
61’ – Ndërpritet sërish derbi. Tymueset pengojnë shikimin dhe arbitri ndal lojën në pritje të përmirësimit të situatës.
57′ – Goditje këndi për Partizanin. Kroson Herald Marku, Dajan Shehi kërcen më lart se të gjithë, por goditja me kokë nuk është e saktë…
– Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 0-1 të Tiranës…
45’+5 – Sulm mjaft i bukur i Partizanit, me Mustën që shpërthen në të majtë dhe kroson, por Bekaj grushton, ndërsa mala nuk koordinohet dot në goditje, duke u dhënë mundësi portierit bardheblu të zotërojë topin.
45′ – Akordohen 6 minuta shtesë në këtë fund të pjesës së parë…
44′ – Kros i Albion Markut nga e djathta, Esat Mala tenton kthesën e menjëhershme, por gjuajtje e gabuar…
40’ – Xhixha merr mjaft mirë një top brenda zonës dhe godet menjëherë, por mbi kuadrat, duke humbur një rast të shkëlqyer shënimi.
35’ – Ndërpritet sërish ndeshja. Ambulanca futet në fushë, pasi një tifoz i bardhebluve ka probleme shëndetësore. Pranë tij janë edhe stafet mjekësore të të dy ekipeve, që po i japin ndihmën e parë. I dërguari i SuperSport konfirmon se bëhet fjalë për një tifoz që është ndjerë keq pas entuziazmit në rastin e golit.
27′ – Goooool. Florian Përgjoni zhbllokon derbin e kryeqytetit. Pas një krosimi nga këndi, Ngo’o devijon dhe topi përplaset në kokën e përgjonit, për të shkuar me shumë fat në trekëndëshin e portës së Teqjas. Bardheblutë në avantazh.
26’ – Pranë golit Tirana. Toshevski nis një top vertikal për Xhixhën, që merr mirë me kokë dhe kalon portierin Teqja, por ndonëse me portën bosh, vonon në gjuajtje dhe i jep mundësi Sotës të largojë topin në këndore.
19’ – Aksion mjaft i bukur i Partizanit, që shkon në zonën kundërshtare me pasime shumë të shpejta, por Hoxhallari ndërhyn në momentin e fundit dhe devijoj në këndore goditjen e Rrapajt.
16’ – Hoxhallari ekzekuton saktë një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën, por Teqja reagon mirë dhe grushton sferën, duke ruajtur të paprekur rrjetën.
8’ – Xhixha shënon, por Ngo’o ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje në nisje të aksionit dhe arbitri anulon gjithçka, duke rinisur topin nga këmbët e portierit Teqja…
6′ – Ndalet derbi për shkak të flakadanëve dhe tymueseve të hedhura në fushë…
1′ – Menjëherë në sulm Partizani, me Carën që e sheh veten i vetëm përballë Bekajt, por ndërhyn Hoxhallari dhe i largon topin në momentin e fundit. Nëse do të realizonte, atëherë Cara do të shënonte golin më të shpejtë në historinë e derbit të kryeqytetit.
– Starton sfida në “Air Albania”
Formacionet zyrtare:
Partizani (3-5-2): Teqja; A. Marku, Belica, Sota, Shehi, Musta; Rrapaj, H. Marku, Mala; Cara, Stenio Junior
Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Pwrgjoni; Toli, Totre; Limaj, Seferi, Xhixha; Ngo’o



