Futboll

VIDEO/ Totti nuk e harron zakonin, gol nga mesfusha dhe goditja e dënimit

Francesco Totti njihej për goditjet e tij të shkëlqyera nga goditjet e dënimit, apo silurat nga distanca, të cilave mbrojtjet kundërshtare dhe portierët gjithmonë i frikësosheshin. Edhe pse tashmë u bënë disa vite prej momentit kur legjenda e Romës nuk është më pjesë e fushave të gjelbra, ai sërish e ka gjetur mënyrën për t’i bërë nostalgjik të gjithë admiruesit e tij.

45-vjeçari, ka krijuar ekipin e tij me tetë lojtarë dhe merr pjesë në një ligë amatore teksa së fundmi, ka shkëlqyer me një gol nga mesfusha dhe një goditje dënimi të ekzekutuar me mjeshtëri. Ish-futbollisti tregon se nuk i ka harruar zakonet, ndërsa vazhdon të dhurojë emocione me topin në këmbë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency