Kategoria Superiore

Largimi i katërt, Egnatia ndërpret bashkëpunimin me një mesfushor

Një tjetër lojtar është larguar nga Egnatia. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Abissnet Superiores ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me Glejdi Ndraxhin.

Mesfushori 23-vjeçar erdhi tek Egnatia në merkaton e verës nga Partizani B, por aventura në Rrogozhinë zgjati vetëm gjashtë muaj.

Faleminderit Glejdi Ndraxhi. KF Egnatia njofton se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin Glejdi Ndraxhi, i cili ishte pjesë e skuadrës në 6 muajt e fundit.

Stafi falënderon Ndraxhin për kontributin e dhënë duke i uruar suksese në karrierë”, shkruan Egnatia në rrjetet sociale.

Ndraxhi bëhet lojtari i katërt që largohet këto ditë nga skuadra e Zekerija Ramadanit, pas portierit Uros Djuric dhe sulmuesve Arsenio Valport e Chris Gadi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency