Premier League

Lajm i keq për ekipin e Premier League, trajneri rezulton pozitiv me Covid-19

Patrick Vieira është emri i radhës që raportohet si i prekur nga koronavirus në Premier League. Trajneri i Crystal Palace ka rezultuar pozitiv në testin e fundit dhe ka nisur menjëherë karantinën. 45-vjeçari francez nuk është me grupin dhe do të mungojë në këto takime që skuadra e tij do të luajë.

Nga përballja me Tottenham dhe në vazhdim do të jetë Osian Roberts ai i cili do të marrë drejtimin e skuadrës së Crystal Palace deri në momentin që Patrick Vieira të jetë i disponueshëm për skuadrën e tij.

Situata në Premier league është ndërlikuar shumë sa çdo sfidë ka nisur të vihet në diskutim nëse do të zhvillohet apo jo, për faktin se gati në të gjitha skuadrat po raportohen lojtarë apo pjesëtarë të stafit teknik.

Varianti Omicron ka rritur shumë numrat në Britani, por ende nuk ka një shtrëngim të mëtejshëm masash, pavarësisht se të gjithë i frikësohen mundësisë së mbylljes së dyerve të tifozëve siç ndodhi në Blegjikë, në Holandë apo në disa zona të ndryshme të Gjermanisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency