Premier League

Zyrtare/ Lojtarë të infektuar e të dëmtuar, shtyhet ndeshja e radhës në Angli

Leeds United-Aston Villa është takimi i radhës në Premier League që është shtyrë për shkak të pandemisë. Dueli ishte programuar të zhvillohej të martën e 28 dhjetorit në Elland Road, por kjo nuk do të ndodhë.

Bordi i Premier League ka pranuar kërkesën e Leeds United për të luajtur këtë përballje në një tjetër moment dhe gjatë mbledhjes së sotme ka plotësuar dëshirën e drejtuesve dhe trajnerit të Leeds.

Numri i lojtarëve që mungojnë tek ekipi i Marcelo Bielsas, për shkak të infektimeve me koronavirus dhe dëmtimeve, ka prekur shifrën 14, situatë që bindi drejtuesit e futbolli ishullor të shtynin ndeshjen kundër djemve të Gerrard.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency