Futboll

Duka: VAR-i ka eliminuar gabimet e mëdha, ja cili do jetë hapi i radhës

Një risi mjaft pozitive këtë sezon në Superiore, ishte padyshim edhe aplikimi i sistemit VAR, për të ndihmuar arbitrat në vendimet më të rëndësishme, teksa Duka thekson se qëllimi është arritur, pasi janë eliminuar me 90% gabimet dhe debatet.

“VAR-i është një hap shumë pozitiv në eliminimin e diskutimeve të mëdha, që vërtetë vendosin fatet e një ndeshjeje futbolli. Eliminon rreth 90% të gabimeve të mëdha, pasi dihet që ndërhyn në bazë të një protokolli. Unë mendoj se ka qenë një risi shumë e mirë, e dhimbshme ekonomikisht, por ka eliminuar shumë diskutime. Ne e ndjejmë shumë një investim të tillë, pasi jemi federatë e vogël dhe tani na dyfishohen shpenzimet, të cilat i merr gjithmonë përsipër federata dhe nuk ua kemi lënë në ngarkim klubeve si në shumë vende të tjera. Ka qenë diçka me kosto, por pozitive, ndërsa tani synimi është që VAR-i të aplikohet edhe në Kategorinë e Parë. Në fund të fundit, duhet të përmirësohen edhe arbitrat, pasi duhet të tregojnë të njëjtën sjellje”, u shpreh numri një i FSHF-së.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency