Futboll

Duka: Kemi marrëdhënie korrekte me qeverinë, por duhet më shumë mbështetje

Deri tani qeveria ka bërë shumë pak, ose aspak për të plotësuar kërkesat e Ligës Profesioniste, megjithatë në intervistën e fundvitit për SuperSport, Duka zbulon se marrëdhëniet mes palëve janë të shëndetshme dhe futbolli do të vijojë të përsëritë kërkesat për mbështetje dhe zhvillim.

“Nuk kemi marrëdhënie të brishtë, pasi nuk mund të bëjmë asgjë pa një raport korrekt me qeverinë. Ne si grup interesi, si komunitet futbolli, kemi kërkesat tona për zhvillimin e këtij sporti dhe i kërkojmë qeverisë të bëjë detyrat e veta, tregon se është një marrëdhënie e shëndetshme. Nuk ka pasur një realizim të kërkesave tona, por nuk kemi marrëdhënie të brishtë. Ne do të vijojmë të përsëritim këto kërkesa dhe madje edhe më shumë sesa mundet qeveria, që nga ana tjetër do të duhet të shohë mundësitë e veta. Në fakt ata kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë për të ndihmuar në organizimin e klubeve, pasi kërkohet një lloj mbështetjeje nga ana e qeverisë dhe politikës në tërësi, për të miratuar një ligj sporti dhe për futbollin në veçanti, që zë rreth 90% për nga numrat e njerëzve që e ushtrojnë atë. Kosova ka shitur emrin me një shifër të konsiderueshme, shumë më të madhe nga kjo që marrim ne, pasi ligji i sportit e favorizon atje. Në Kosovë kanë blerë edhe emrin e Kategorisë së Parë dhe madje po investojnë edhe në shumë klube, pasi këto para u zbriten nga taksat. Nëse ne nuk bëjmë hapa të tillë, shumë shpejt Kosova do të na kalojë”, u shpreh kreu i FSHF-së.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency