Pushime me “zarar” për mbrojtësin e Barcelonës, lojtari infektohet nga COVID
Barcelona përgatitet t’i rikthehet përgatitjeve ditën e martë pas gjashtë ditëve pushim për shkak të Krishtlindjes. Mirëpo, trajneri Xavi Hernandez nuk do të mund ta ketë në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve duke qenë se së fundmi është konfirmuar si mbartës i virusit COVID, Clement Lenglet.
Mbrojtësi duket se nuk është treguar i kujdesshëm gjatë ditëve të pushimit dhe festat i kanë sjellë pasoja francezit, që tashmë duhet të qëndrojë i izoluar. Megjithatë, te katalanasit mund t’i gëzohen faktit se rasti i Lenglet u kap në kohë dhe lojtari nuk u takua me shokët e skuadrës për të rrezikuar një vatër të madhe infektimi më pas.
Në këtë formë, lojtari është në një dyshim të madh për ndeshjen e parë të vitit 2022, atë të datës dy janar ku blaugranat luajnë në transfertë ndaj Mallorcas.



