Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Ja cilët janë më të mirët e javës së 15-të, nga Përgjoni te….

Viti 2021 i Abissnet Superiores u mbyll me fitoren e Tiranës në derbin ndaj Partizanit. Një fitore në limitet e kohës që shkëputi bardheblutë në krye të renditjes me 5 pikë nga ndjekësja më e afërt që është Kukësi. Risia e Shehit në këtë sfidë ishte Florian Përgjoni. 24-vjeçari nga Lezha u aktivizua titullar nga trajneri Orges Shehi duke zëvendësuarin Ismajlgecin dhe ish-lojtari i Besëlidhjes e bëri në mënyrën më të mirë punën e tij. Përgjoni përveç se shënoi golin e parë për bardheblutë duke zhbllokuar shifrat, zhvilloi një paraqitje në kufijtë e perfektes dhe stastikat e publikuara në emisionin Analizë Superiore në Supersport e nxjerrin mbrojtësin lezhjan si më të mirin e derbit të kryeqytetit. Përgjoni mori pjesë në 70 aksione të Tiranës dhe 49 prej tyre i realizoi me sukses, dha 35 pasime të sakta nga 42 në total, dha 3 krosime të sakta, fitoi 10 duele nga 14 në total dhe rikuperoi 9 topa, 4 prej tyre në gjysmëfushën kundërshtare.

 

Laçi regjistroi suksesin 5-të radhazi në Kategorisë Superiore pasi mposhti 2-0 Kastriotin në një ndeshje ku diferencën e bënë dy mesfushorët Regi Lushkja dhe Julian Shehu me Analizë Superiore që nuk mund të veçonte asnjërin prej tyre, duke i shpallur si më të mirët e ndeshjes. Lushkja realizoi dy golat e kurbinasve në këtë duel ndërkohë që Julian Shehu ishte motori dhe iniciatori i shumicës së askioneve të ndërtuar nga skuadra e Josës.

Teuta pësoi humbjen e dytë radhazi pas rikthimit të Edi Martinit në stol, por pavarsisht disfatës ndaj Egnatias, më i miri i sfidës ndaj rrogozhinasve ishte një lojtar durrsak. Bëhet fjalë për Albano Aleksin i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe këtë e vërtetojnë shifrat siç mund t’i shihni në tabelën më poshtë.

Dinamo nuk arriti të linte pas krizën e rezultateve duke u ndalur edhe nga Skënderbeu në një barazim pa gola në Elbasan Arena në sfidën e javës së 15-të. Gjithsesi në këtë duel një lojtar dinamovit u shpall më i miri i ndeshjes dhe ai ishte mesfushori afrikan Lancinet Sidibe. Statistikat e ish-lojtarit të Tiranës ishin vërtet shumë pozitive dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e publikuara në Analizë Superiore.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency