Premier League

Klopp: Situata me Covid, është si të marrësh pjesë në një llotari çdo ditë!

Jurgen Klopp është gjithmonë special me deklaratat e tij. Trajneri i Liverpoolit në konferencën për shtyp para ndeshjes së kësaj të marte në Premier League ndaj Leicester City në transfertë ka folur për situatën e futbollistëve të prekur me Covid-19 te ekipi i tij.

“Janë kthyer në skuadër disa futbollistë që për shkak të Covid dhe izolimit kanë munguar në ditët e fundit.

Kjo do të thotë që Fabinho, Van Dijk, Curtis Jones dhe Thiago Alcantara janë rikthyer në stërvitje. Thiago ka qenë i fundit që na është bashkuar dhe që nga e diela është stërvitur rregullisht me ne. Megjithatë kemi edhe një lojtar të ri që është futur në izolim sëbashku me dy antarë të stafit, kështu që gjithçka është e komplikuar. Çdo mëngjes, kur hyn në qëndrën stërvitore është si të marrësh pjesë në një llotari”, deklaroi Jurgen Klopp.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency