Kosovë

10 ndeshje dhe 2 gola me Shpresat e Shqipërisë, sulmuesi vendos t’i bashkohet Kosovës

Futbollisti i Hajduk Split, Emir Sahiti ka vendosur të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse në të kaluarën ka qenë një lojtar i rregullt për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa ka shënuar dy gola në 10 ndeshje për kuqezinjtë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Gjithsesi, sulmuesi anësor ka marrë vendim tjetër për kombëtaren e madhe, teksa së bashku me presidentin e Federatës së Kosovës, Agim Ademi kanë zyrtarizuar këtë “lëvizje”. Së shpejti, 23-vjeçarit do t’i dorëzohet edhe dokumentacioni i nevojshëm për të zbritur më pas rregullisht në fushë me Dardanët.

Sakaq, Sahiti është një lojtar shumë i vlefshëm edhe për kroatët e Splitit teksa në këtë sezon është aktivizuar në 18 ndeshje dhe ka shënuar tre gola, por në llogarinë e tij janë edhe dy asistime për shokët e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency